Real Madridi e nisi mjaft mirë merkaton. Los Blancos transferuan Tchouamenin nga Monaco, ndërsa arritën të siguronin edhe firmën e Rudiger nga Chelsea.

Për këto afrime ka folur një nga ikonat e madrilenëve, Iker Casillas. Casillas vlerëson maksimalisht punën e bërë nga drejtuesit në këtë periudhë, ku shprehet se bëhet fjalë për përforcime mjaft të mira.

“Mendoj se janë përforcime shumë të mira. Rüdiger-i më duket shumë i rëndësishëm për të mbajtur një linjë të qëndrueshme në prapavijë,  në mënyrë që skuadra të konsolidohet.

Skuadra ishte mirë vitin e kaluar. Nuk është çështje të kërkojmë më shumë. Ne duhet të vlerësojmë atë që është bërë sezonin e kaluar” – tha ai.

6j
6j

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb