Drejtori sportiv i Tiranës, Tefik Osmani nuk ka hezituar të flasë për merkaton e bardhebluve para ndeshjes me Erzenin, edhe pse është treguar disi i rezervuar në atë që thotë.

“Pas Osmanit ka një grup njerëzish që dua t’i falenderoj pasi kanë bërë një punë të madhe. E kam thënë edhe pas Bylist që do të jetë një javë e ngjeshur. Xhixhës i uroj më të mirën dhe Kombëtaren. Me Abazajn dhe Lushkjan kemi bërë një merkato të mirë. Ismajlgeci? Mund të kemi një ose dy shitje dhe dy ose tre afrime.

Arritëm të zhbllokojmë merkaton në një kohë rekord. Kur ti do të shesësh duhet të bësh gati zëvëndësuesin. Është pak e vështirë por në momentin që ne ramë dakord që Xhixha të shitej, ishim të gatshëm përt Abazajn. Nëse nuk do të gjenim një zëvëndësues Xhixha nuk do largohej” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: