Kukësi nuk po punon vetëm për merkaton në dalje, por edhe për merkaton në hyrje. Së fundmi, klubi verilindor ka zyrtarizuar marrëveshjen me mbrojtësin Franko Lamçe. Bëhet fjalë për një kontratë 3-vjeçare, me Lamçen që ka luajtur më parë për Vlachioti, PAE Chania, Synka, Platanis e Paleochoras në Greqi.

Postimi:

Futboll Klub Kukesi njofton se mbrojtësi Franko Lamçe është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Qendërmbrojtësi 24-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë 3 vjeçare.
24-vjeçari Lamçe vjen te Kukësi nga kampionati grek ku sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së AO Episkopit. Në të shkuarën ka qenë pjesë e Vlachioti, PAE Chania, Synka, Platanis e Paleochoras po në kampionatin grek.
Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit Franko Lamçe dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Franko

Jy
Jy

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: