Gjergji Muzaka do të jetë lojtari i ri i ekipit të Skëndërbeut. Futbollisti është larguar nga Tirana pas pakënaqësive me ish-klubin e tij dhe tashmë ka nënshkruar për herë të dytë me korçarët, atje ku më parë kishte fituar tre tituj kampion.

Me siguri që kjo ka qenë edhe dëshirë e trajnerit të ri të emëruar, Ilir Dajës, i cili e ka stërvitur në pjesën e parë të sezonit tek ekipi kryeqytetas. Por kjo nuk është lëvizje e vetme e klubit juglindor.
13043668_1836270863267160_551132010798963132_n
Nazmi Gripshi është lojtari i blerë rishtazi nga Skëndërbeu që u detyrua t’i paguante Teutës 60 mln lek për t’a lënë të lirë.
16425902_610573852470348_1845913674625275021_n
Ndërkohë edhe pse dihej prej kohësh, Partizani para pak çastesh ka zyrtarizuar sulmuesin shkodran Xhevahir Sukaj. 29-të vjeçari kishte mbetur “peng” i disa burokracive me ish-klubin e tij në Azerbajxhan, por duket se gjithçka është zgjidhur dhe tashmë është pjesë e të kuqve për të dytën herë në karrierën e tij.
neziraj-flamurtari-470x313
As Flamurtari nuk ka ndenjur duarkryq. Vlonjatët kanë zyrtarizuar ditën e sotme përforcimin e skuadrës me ish-mesfushorin e Luzernës, Haxhi Neziraj. 23-vjeçari me origjinë nga Kosova ka firmosur kontratën me klubin kuqezi dhe tashmë do të jetë i gatshëm për t’u vendosur nën urdhrat e trajnerit Mezani.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb