Barcelona është e “dënuar” të shpresojë deri në fund se do mund të firmosë me ëndrrën e kësaj vere, Bernardo Silva. Katalanasit ia kanë dalë të firmosin me shumë lojtarë këtë merkato, por pista e futbollistit të Manchester City mbetet delikate.

Sipas Athletic, operacioni që çon mesfushorin në Camp Nou është pothuajse i pamundur.Barcelona ka vështirësi të mëdha ekonomike, ndërsa “Qytetarët” pranojnë të privohen nga shërbimet e lojtarit vetëm për 100 milionë euro.

Në anën tjetër, vetë Bernardo Silva shpreson se do aktivizohet më shpesh nga Guardiola këtë sezon. Të gjitha këto arsye bëjnë që te Barcca të mendojnë të dorëzohen.

Zzz

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb