Merkato  e futbollit përfundon ditën e nesërme në sekondën e fundit të 31 gushtit.

Disa transferime kanë mbetur të bllokuara siç është kalimi i Mbappe tek Real Madrid, por oferta 170 milion euro nuk bindi PSG.

Edhe shumë ekipe të tjera tashmë vrapojnë për të transferuar lojtarë në limite. Situata është komplikuar shumë për Chelsea-n pasi Sevilla ka rritur kërkesën nga 50 në 80 milion euro për mbrojtësin Kounde.

Blutë duket se kanë rënë në grackë pasi vetëm dy ditë më parë shiti mbrojtësin Zouma tek Ëest Ham për 29.8 milion £ për të firmosur për Kounde.

Edhe më emergjente duket situata tek Barcelona. Koeman i ka treguar derën e largimit 22-vjeçarit Riqui Puig pasi nuk ka vend për të këtë sezon. Talenti duhet të nxitojë për të patur minuta me një ekip të ri nga shtatori.

Po ashtu, katalanasit duan të përfitojnë duke shitur Emerson Royal. Totenham ka bërë një ofertë të kënaqshme prej 25.7 milion paund, por mbrojtësi brazilian nuk do të largohet. Vetëm tre muaj më parë, Barcelona e ktheu nga huazimi 22-vjeçarin që kishte kaluar dy sezone tek Betis me shpresën se do të luante në ‘Camp Nou’, por e ardhmja e tij duhet larg në Londër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb