Barcelona po përgatitet për një revolucion në fund të këtij sezoni, kusht ky i vendosur nga Leo Messi. “Pleshti” ende nuk ka rinovuar kontratën e tij aktuale, në pritje për të kuptuar planin e klubit për të ardhmen. Është e qartë për të gjithë që ky grup ka nevojë për elementë të rinjë për të rikthyer katalunjasit konkurrues në La Liga dhe në Champions. Pavarësisht se presidenti i ri Laporta ka premtuar përforcime të mëdha, emrat që qarkullojnë në mediat spanjolle nuk janë të tillë, por lojtarë në përfundim të kontratës, investime me pak shpenzime duke parë edhe krizën e madhe që solli COVID-19.

Mundo
Mundo

Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona ka piketuar dy blerjet e para në merkaton e verës, dy lojtarë me parametra zero. Gjithnjë sipas të përditshmes spanjolle, blaugranët kanë gjetur akordin me Sergio Aguero, argjentinasi do ti bashkohet Leo Messit në fund të këtij sezoni. Edhe goditja e dytë vjen në repartin ofensiv, bëhet fjalë për Depay. Sulmuesi holandez është sponsorizuar fuqishëm nga trajneri Koeman, një lojtarë që e kërkuan me insistim edhe gjatë merkatos së janarit. Depay e josh shumë ideja për të luajtur përkrah Leo Messi por në fund të këtij sezoni mund të mos gjejë më në pankinë trajnerin Koeman. Holandezi nuk e ka të sigurt qëndrimin në stol, vetëm Kupa e Mbretit nuk është e mjaftueshme për ta bërë gjumin e qetë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb