Tension mes Paolo Maldinit dhe pronarëve të rinj amerikan. Sipas Tuttosport, drejtori sportiv i Milan i kishte kërkuar drejtuesve një buxhet ekstra për të përmirësuar ofertën e tyre në drejtimin të Romës, për të siguruar shërbimet e Zaniolo-s.

Nga New York në fakt i erdhi një përgjigje negative, me Cardinale që nuk ishte dakord për një investim të tillë afro 30 milionë euro për një lojtar që nuk ofron shumë garanci. Maldini nuk e ka pritur mirë këtë refuzim nga ana e Cardinale.

Edhe plani B i Maldinit, ajo për Hakim Ziyesch, është e destinuar të mos realizohet.

Zujesh
Zujesh

Kuqezinjtë e kërkonin sulmuesin maroken në formë huazimi, por ky opsion nuk është i mundur pasi Chelsea i ka ezauruar numrin e huazimeve, tetë. As shuma që Chelsea kërkon për Ziyesch, 20 milionë euro, nuk është e mundur, pasi Maldini nuk e ka një shumë të tillë, duke bërë që kjo pistë të bie përfundimisht. Maldini dhe Massara po përpiqen në çdo formë të bindin drejtuesit e klubit për t’i bërë një dhuratë trajnerit Piolin pas këtij momenti të vështirë që po kalon ekipi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb