Juve po vuan jashtëzakonisht shumë në këtë fillim sezoni, mbase ishte e pritshme pas largimit të C.Ronaldo dhe një merkato me pak kosto, por kurrë deri në këtë pikë. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë filluar herët të mendojnë për merkaton e janarit, një mundësi e dytë për ti vendosur Allegrit ndonjë lojtarë me cilësi në dispozicion. Përpara se të futen në tregun e transferimeve, bardhezinjtë janë të detyruar të zgjidhin sa më shpejt të jetë e mundur çështjen Dybala.

Dybala
Dybala

Rinovimi ka mbetur pezull në tavolinë por synimi i drejtuesve torinez është të mbyllin këtë diskutim brenda mesit të tetorit, përpara se Dybala të largohet drejtë Argjentinës për të qenë në dispozicion të përfaqësueses. Në të njëjtën kohë, Allegri ka skicuar edhe një listë me lojtarët që nuk bëjnë pjesë në planet e tij dhe një prej tyre është McKennie.

Xhaka Nxehur
Xhaka Nxehur

Sipas mediave angleze, Express dhe Sun, McKennie mund të përfshihet në tratativa për të arritur tek Granit Xhaka. Allegri e pëlqen shumë mesfushorin e Arsenal dhe ka dhënë dritën jeshile për një shkëmbim të tillë. Xhaka ishte gjithashtu edhe një objektiv i Jose Mourinho por në fund vendosi të qëndrojë tek Arsenal.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb