Pavarësisht se nuk i mungojnë sulmuesit, Chelsea po kërkon një bomber të nivelit të lartë.

Në fillim ishte Lukaku për të cilin Abramovich do të hapte thesin me një ofertë mbi 100 milion paund, më pas Lewandowski mundësitë me të cilin ishin vetëm nëse do të ishte dakord Bayern, por tashmë duket se Harry Kane është objektivi kryesor.

Mediat angleze aludojnë se Chelsea është gati t’i japin Totenhamit dy lojtarë, Kepa Arrizabalagan dhe sulmuesin talent, Tammy Abraham plus para për të marrë shërbimet e 27-vjeçarit.

Kane është thuajse i larguar nga Totenham pasi i ka kërkuar klubit të ikë dhe këta të fundit janë dakord.

Gjithsesi duket se Kane ka një dëshirë për të shkuar tek Manchester City duke qenë se vetë deklaroi se lojtari perfekt me të cilin do të donte të luante ishte Kevin De Bruyne.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb