Kancelarja gjermane Angela Merkel pohoi se nuk ka një datë për hapjen e negociatave për vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjatë fjalës së saj pas samitit në Slloveni, Merkel tha se caktimi i një date do të shkaktonte presion tek Bashkimi Evropian.

Kancelarja në ikje deklaroi se do të diskutohet sërish për Integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Unë nuk besoj vërtet në përcaktimin e datave, besoj në përmbushjen e premtimeve tona: Pasi të plotësohen kushtet, pranimi mund të bëhet. Një afat do ta vendoste BE-në nën presion, pavarësisht nëse Ballkani Perëndimor i plotësonte kushtet e përcaktuara nga blloku prej 27 vendesh apo jo.”, -tha Merkel.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: