Franca ishte vendi i parë nga top-5 kampionatet në kontinent që vendosi të ndërpresë zyrtarisht ligat e futbollit. Dy ditë pas vendimit të kryeministrit Filip për të mos pasur aktivitete sportive deri në shtator, pak çaste më parë ka ardhur edhe vendimi i Ligës Profesioniste së Futbollit, që ka vulosur përfundimin e sezonit, duke shpallur PSG kampion.

Sot është folur shumë madje për një presion të Francës ndaj ligave të tjera të rëndësishme, Bundesligës, Serie A, Premier League dhe La Ligas, por një lajm të tillë e ka përgënjeshtruar vetë kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel. “Me Macron kam kontakte të rregullta, por për një çështje të tillë nuk kemi biseduar kurrë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb