Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u takua në Paris me presidentin francez, Emmanuel Macron, para vizitës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Francë.

Të dy liderët evropianë shprehën nevojën për bashkëpunim më të ngushtë brenda vendeve të Evropës, pa lënë anash edhe SHBA-në.

Para takimit me Trumpin, Macron priti Merkelin për një takim të përbashkët të kabinetit mes dy qeverive.

Në një konferencë për mediat, Merkel u shpreh se Evropa “duhet të marrë fatin e saj në duart e veta”, mirëpo në të njejtën kohë ka thënë se nevojitet “një bashkëpunim i ngushtë” me SHBA-në, pavarësisht “dallimeve në qëndrime”.

“Ne duhet të jemi të suksesshëm dhe na duhet të ofrojmë siguri dhe zhvillim tek qytetarët tanë”, u shpreh Merkel.

Duke shtuar se “në çështjet e sigurisë ne duhet të kemi bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në, pavarësisht dallimeve në qëndrime”.

Ajo tha se aleatët perëndimorë mbesin të varur nga njëri-tjetri sa i përket sigurisë në “botën e shekullit 21”.

“E vetme, Evropa nuk mund të fitojë luftën kundër terrorizimit. Kemi arsye se pse jemi pjesë e NATO-s”, ka thënë ajo.(o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb