GJERMANI

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, po kalon momente të pakëndshme dhe dhe të dukshme me shëndetin e saj. Ajo është dridhur sërish gjatë një vizite në Finlandë. Kjo është hera e tretë në pak javë që përsëritet ky fenomen shqetësues.

Angela Merkel përsëri pësoi një dridhje trupi, këtë herë gjatë pritjes me nderime ushtarake të kryeministrit finlandez, Antti Rinne.
Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se Kancelarja është mirë dhe se diskutimi me Kryeministrin Rinne vazhdoi siç ishte planifikuar.

Në mes të qershorit Merkel përjetoi këtë shqetësim gjatë pritjes së presidentit ukrainas Volodimir Zelensky dhe disa ditë më pas, pas emërimit të ministres së re të Drejtësisë, Christine Lambrecht nga ana e presidentit Frank-alter Steinmeier në pallatin ”Bellevue” në Berlin.

Pas dridhjes së parë Kancelarja deklaroi se ajo kishte ndodhur për shkak të dehidratimit pasi nuk kishte pirë ujë mjaftueshëm. Ajo tha se pasi kishte pirë ujë gjendja e saj ishte përmirësuar. Kancelarja 64-vjeçare nuk ka pasur në të shkuarën probleme të rënda shëndetësore.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb