Kancelarja gjermane, Angela Merkel shprehu sot nga Azizi (Itali) shqetësimin e saj për situatën në Ukrainë, ku çdo natë regjistrohen raste të shkeljes së armëpushimit dhe humbjeve njerëzore.

“Ukraina është burim shqetësimi për ne dhe në kuadër të formatit të Normandisë, i cili është një grupim diplomatik i përfaqësuesve të Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Ukrainës kërkojmë zbatimin e marrëveshjeve të Minskut”, deklaroi Angela Merkel.

“Çdo natë shënohen shkelje të armëpushimit dhe çdo ditë raportohen humbje në njerëz”, pohoi Merkel.
Bijë e një pastori protestant, kancelarja gjermane shquhet për punën e saj në planin e pajtimit që nxit bashkëjetesën paqësore mes popujve. Për këtë punë ajo u vlerësua nga franceskanët me “Llambën e Paqes” në Azisi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: