Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka folur për herë të parë për shëndetin e saj, pasi tronditi botën, teksa u shfaq disa herë në publik, duke u dridhur.

Gjatë samitit G20, të zhvilluar sot me liderët botërorë, Merkel nuk i është shmangur dot pyetjes së gazetarëve, të cilët kanë kërkuar të dinë rreth shëndetit të saj.

“Jam mirë, jam e bindur që kjo që më ka ndodhur, siç ka ndodhur, ashtu edhe do të largohet së shpejti”, është shprehur “gruaja e hekurt” e Gjermanisë.

Udhëheqësja gjermane 64-vjeçare krijoi jo pak shqetësim me gjendjen e saj shëndetësore, pasi e zunë të dridhurat dy herë brenda pak ditësh, gjatë dy ngjarjeve publike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb