Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë vizitës së saj në Armeni tha se krimet kundër armenëve nuk mund të harrohen.

Ajo foli për masakrën, në të cilën u vranë rreth 1.5 milionë armenë në vitin 1915, në kohën e Perandorisë Osmane. Në deklaratën e saj, Merkel nuk e përdori fjalën “gjenocid” për të shmangur përsëritjen e tensionit me presidentin turk, Rexhep Tayyip Erdogan.

“Ne e kuptojmë se çfarë krime janë kryer kundër një numri të madh të armenëve. Këto vuajtje nuk duhet të harrohen”, tha Angela Merkel.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: