Një pjesë e Murit të Berlinit iu dhurua Manastirit të famshëm të Assisit në Peruxhia.

Ajo u dhurua nga kancelarja gjermane Angela Merkel për priftërinjtë e ‘’Konventës së Shenjtë’’.

”Është një objekt shumë i rrallë”, shkruan zyra e shtypit e Konventës së Shenjtë.

“Ajo vjen nga brezi i dytë i Murit të Berlinit, që u ndërtua në 1965 në shumë pjesë të ish-Republikës Demokratike GJermane”, shton ajo.

Fragmenti që mbërriti në Assisi ishte pikturuar nga artisti me inicialet S. H. E.K., një nga të parët që bëri mbishkrime me ngjyra në Murin e Berlinit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb