Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të mërkurën se duhet të respektohen të drejtat dhe sundimi i ligjit në Hong Kong, duke u bërë thirrje të dy palëve të shmangin përshkallëzimin dhe të përpiqen ta zgjidhin situatën përmes dialogut, pas disa javë protestash antiqeveritare dhe përplasjeve me policinë.

“Është e nevojshme të bëhet çmos për të shmangur dhunën dhe të gjendet mundësia për një zgjidhje përmes dialogut,” tha Merkel në Berlin.

“Qeveria gjermane po punon për të nxitur dialogun, por në bazë të ligjeve në fuqi në Hong Kong, të cilat sigurojnë lirinë e mendimit dhe shtetin e ligjit”, shtoi ajo.

Merkel theksoi se të drejtat e qytetarëve të Hong Kongut, të garantuara me kthimin e kësaj ish-kolonie britanike në Kinë në 1997, nuk duhet të vihen në dyshim. Hong Kongu është pjesë e Kinës, por drejtohet nga parimi “një vend dy sisteme”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb