BERLIN– Kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi sot në prag të samitit evropian, kundër tendencës në Bashkimin Evropian, për orientim drejt zgjidhjeve “kombëtare” përballë krizës së refugjatëve, që sipas saj duhet të ndahet midis vendeve anëtare në mënyrë “të detyrueshme”.

“Të vëmë pengesa në shekullin e XXI nuk është një zgjidhje e arsyeshme”, deklaroi ajo para Dhomës së Përfaqësuesve në Berlin, pasi disa shtetete të Evropës Lindore si Hungaria, Sllovakia dhe Polonia, prej kthimit në pushtet të partisë PiS, po refuzojnë ose janë shumë të rezervuar të pranojnë migrantët, në përputhje me kuotat e miratuara në muajin shtator në Bashkimin Evropian.

Kancelarja në veçanti ka mbështetur në mënyrë të hapur propozimin e paraqitur së fundmi nga Komisioni në Bruksel për krijimin e një korpusi evropian të rojeve kufitare dhe të rojeve bregdetare, që priten të dislokohen edhe në një shtet të pabindur.

“Unë do të mbështes fuqishëm në Këshillin e Evropës (Samiti i BE-së, nesër) në mënyrë që propozimet e Komisionit Evropian të kalojnë sa më shpejt për shqyrtim dhe më pas për miratim”, tha ajo.

(ma.ar/AFP/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: