BERLIN

Kancelarja gjermane para takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama ka thënë se do të dëshironte hapjen e negociatave në mars.

‘Mbi të gjitha, ne duam të arrihet një marrëveshje në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dyja vendet kanë arritur shumë. Neë do të punojmë tani që këto arritje të marrin meritën e tyre me një rezultat në mars’- tha Merkel.

Qur
Qur

Sot Merkel dhe Rama takohen në Berlin për të diskutuar për Konferencën e Donatorëve e cila mbahet më 17 shkurt në Berlin, që Shqipëria të përfitojë donacione për të mbuluar dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Fatura kap shifrën e 1 miliard eurove sipas kryeministrit Rama.

Kancelarja Merkel ka qenë ndër të parët që vitin e kaluar, në shtator të 2019 doli hapur pro negociatave me Shqipërinë. Kjo gjë u pasua më pas dhe nga Bundestagu me një rezolutë pro negociatave si dhe nga shumicë e vendeve të BE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb