Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se Gjermania nuk duhet të ngurrojë të ndërmarrë masa urgjente dhe të kthehet në një bllokim të rreptë, nëse është e nevojshme. Deklarata në fjalë erdhi pas një takimi të nivelit të lartë midis qeverisë federale dhe shteteve në lidhje me vaksinimin e ngadaltë të vendit.

Përfaqësuesit shtetërorë dhe federalë kishin rënë dakord të vendosnin një bllokim të rreptë për të parandaluar përhapjen e virusit, nëse e ashtuquajtura shkallë e incidencës 7 ditore arrin sërish më shumë se 100 raste për 100 000 banorë. “Po shpresoja se do t’ia dilnim pa përdorur këtë frenë urgjence, por kjo nuk do të jetë e mundur, nëse shoh zhvillimin e ditëve të kaluara”, tha Merkel.

Ndërsa vendi regjistron një valë të tretë të rasteve, me variantin më ngjitës britanik që përhapet me shpejtësi, disa shtete kanë vendosur tashmë kufizime, ndërsa të tjerët ndaluan lehtësimin e planifikuar. Shkalla e incidencës shtatë ditore u rrit në 95,6 dje, nga 90 një ditë më parë, sipas Institutit Robert Koch (RKI) për Kontrollin e Sëmundjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: