Ashtu dhe sic u shpreh në takim, Merkel në konferencën me kryeministrin Edi Rama është shprehur se Gjermania dhe ajo do të punojë fort për negociatat e Shqipërisë. Ajo shtoi se në mars do të donte të kishte një dakordësim nga KiE për datën e negociatave.

Ajo tha se kush e sheh mirë hartën europiane dhe gjeopolitike, e kupton mirë se një Shqipëri në BE është në të mirë të të gjithëve.

FJALA E ANGELA MERKEL

I uroj mirëserdhje kryeministrit Edi Rama

Jam e gëzuar që mund të flasim për marrëdhëniet dypalëshe dhe tërmetin e 26 nëntorit. Shumë njerëz humbën strehën dhe mbi 50 persona humbën jetën.

Gjermania do të marrë pjesë në Konferencën e Donatorëve. Bashkëpunimi në Rajon ka qenë mbreslënës. Do të flasim për një seri dypalëshe të marrëdhënieve dhe kursin e reformave të Shqipërisë.

Dëshiroj të them se në lidhje me reformën në drejtësi janë arritur shumë gjëra, dhe ajo duhet të përfundojë.

Ka një rëndësi qëndrore për Shqipërinë dhe Gjermania i përmbahet perspektivës së Shqipërisë në BE.

Ne duam që këto shtete të përafrohen në BE. Duam që në mars të ketë një dakordësim për negociatat.

Të dyja vendet kanë suksese të konsiderueshme dhe janë regjistruar nga KiE.

Do të punojmë fort që të arrihet. E ardhmja e Shqipërisë është në BE. Ai që e sheh mirë hartën Shqipëria në BE është mirë për të gjithë.

Komisioni i ri Europian thekson edhe dimensionin gjeopolitik dhe kjo i jep më shumë shanse zgjerimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb