Kur Angela Merkel të largohet nga posti i kancelares pas disa javësh, ajo do të ketë të drejtën si ish-kancelare, për një zyrë dhe nëntë punonjës, duke përfshirë dy shoferë. Kështu shkruan DPA.

Kancelarja do të vazhdojë të kryejë detyra në interes të Republikës Federale, thuhet në dokumentin parlamentar të cituar nga agjencia.

Ish-kancelarët kanë të drejtë për bashkëpunëtorë, por Gerhard Schoerder kishte dy më pak dhe sipas një rishikimi të protokollit të miratuar në vitin 2019, ish-kancelarët e ardhshëm dhe ish-presidentët federalë do të jenë në gjendje të llogarisin katër punonjës më pak se ekipi i planifikuar aktualisht për Bundeskanzlerin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb