Nga Italia ku po zhvillon një vizitë zyrtare, Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se “duhet të bëjmë ende shumë punë për të ecur përpara dhe sidomos për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministri italian Giuseppe Conte, Merkel tha se “më vjen shumë mirë që ndajmë të njëjtën strategji, për sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe, edhe këtu, duhet të bëjmë ende shumë punë për të ecur përpara dhe sidomos për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sepse nëse aty hapet një boshllëk, atëherë ky boshllëk do të mbushet nga të tjerë”.

Kjo, theksoi kancelarja gjermane, nuk u përgjigjet interesave tona strategjike europiane, aq më tepër që shumë nga këto vende janë anëtare të NATO-s.

“Edhe këtu ne ndajmë të njëjtën strategji atlantike, pra në favor të NATO-s”, deklaroi Merkel.

Edhe kryeministri italian theksoi se “duhet të punojmë së bashku për arritjen e objektivit të zgjerimit të Bashkimit Europian me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo është një temë mjaft e rëndësishme për ne që e përballem se fundi pa zgjidhjen e duhur.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb