KORCE- Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar Bashkie në Korçë Gjergji Mero ka thyer heshtjen zgjedhore ditën e sotme. Gjergji Mero u ka dërguar SMS në telefon qytetarëve të bashkisë së re të Korçës, duke u kërkuar të votojnë Partinë Demokratike.

Në telefonin e qytetarëve korçarë ditën e sotme ka mbërritur SMS “Votoni PD”, duke mbajtur emrin e kandidatit të djathtë për bashkinë e këtij qyteti.

Vetë kandidati Gjergji Mero ka reaguar lidhur me këtë rast, duke u shprehur se SMS-në e ka dërguar tek qytetarët Partia Demokratike, dhe jo ai. Mero shprehet se PD e Korçës u ka bërë thirrje qytetarëve për të votuar kandidatin e djathtë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb