Policia e Elbasanit po kërkon autorin e aksidentit me pasojë vdekjen e një këmbësori, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e djeshme në sheshin “Gensher” në Elbasan.
Autori, një 20-vjeçar kishte marrë me qira makinën me të cilin shkaktoi aksident, ndërsa pas ngjarjes ai është larguar në drejtim të paditur.

NJOFTIMI I PLOTE
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

Sh.B., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbremjen e djeshme te sheshi “Gensher”, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “BMË”, të marrë me qera ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D.Gj., 57 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit ështe larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb