Kreu i PS Edi Rama, po vijon takimet elektorale në Elbasan, ku aktiviteti i radhës pasditen e së enjtes, është ai me gratë dhe vajzat. Ndryshe nga takimet e kaluara Rama i ka kërkuar këngëtares, që hapi takimin, që të këndojë sërish.

Kënga qëlloi të ishte e paplanifikuar sepse Rama iu afrua dhe ia kërkoi këngën e radhës si një mesazh ironik për PD-në.

“Merrja dhe një këngë tjetër se ne të tallavasë jemi, nuk jemi si ata që dëgjojnë  Beethoven me Vrenozin në krye.”-tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb