Një automjet ka marrë flakë në lëvizje mesditën e sotme në segmentin e Unazës së Madhe në Tiranë.

Sipas policisë në drejtim të automjetit ishte 32-vjeçarja Ç.A.

Dyshohet se shkak është bërë një defekt teknik, ndërsa nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Sakaq grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • foto galeri

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 29.10.2021, rreth orës 16:40, në segmentin e Unazës së Madhe, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese shtetasen Ç. A, 32 vjeçe, ku ka vetëm materiale.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: