FIER

Marrin flakë duajt e barit në fshatin Sulaj të njësisë administrative Dërmenas në Fier duke rrezikuar banesa e bagëti.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Fierit që kanë punuar disa orë për shuarjen e flakëve që kishin përfshirë barin e mbledhur për bagëtitë nga një fermer i zonës. Si pasoje e flakë e janë rrezikuar disa banesa dhe stallat e bagëtive të cilat ndodheshin aty pranë. Nuk dihet shkaku i rënies së flakëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb