Një vatër zjarri është regjistruar në një apartament ne nje pallat në Kamëz. Mësohet se shkak është bërë bombola e gazit, që familja përdorte për gatim.

Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar si dhe rrethanat e ngjarjes në fjalë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se zjarrfikësja po shkon drejt vendit të ngjarjes.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 11:25, në Kamzë, ka rënë zjarr në katin e 5 të një pallati.

Sherbimet e zjarrfikses po punojnë për fikjen e zjarrit, ku ka vetëm dëme materiale, pasi është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve. Grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: