VLORA

Një automjet është përfshirë gjatë natës së kaluar në Vlorë. Policia bën me dije se rreth orës 03:25 në lagjen ”Kushtrimi” u dogj mjeti ”Toytota” i 32-vjeçarit E.H. Mësohet se pronari i mjetit është punonjës në Kadastrën e Vlorës, por nuk dihet nëse zjarri ka lidhje me detyrën

Policia bëri me dije se nuk dihet ende shkaku i djegies së makinës, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vlorë/ Informacion paraprak

Më datë 04.02.2021, rreth orës 03:25, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet i markës “Toyota”, në pronësi të shtetasit E. H., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb