PARIS

Kisha historike e Saint-Sulpice e Parisit, e cila u përdor në filmimin e autorit amerikan Dan Brown, njohur për bestsellerin e ‘Kodit të Da Vincit’, ka marrë flakë për pak kohë të dielën. Zjarrfikësit arritën që të mbajnë nën kontroll flakët dhe për fat të mirë askush nuk u dëmtua.

Zjarri nisi herët pasdite, kur katër vetë ishin brenda, me flakët që ngjiteshin, nëpër dyert e Kishës Katolike romake përpara se të përhapeshin në xhami, tha një zëdhënës i zjarrfikësve. Dëmi nuk është i qartë.

53913842 2510013935695229 815246709029339136 N
53913842 2510013935695229 815246709029339136 N

Kisha, e cila u ndërtua në shekullin e 17-të mbi themelet që datojnë nga Mesjeta. Kisha ka tre piktura nga Eugene Delacroix, një nga figurat kryesore të lëvizjes romantike në Francë në shekullin e 19-të.

(Di.Xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb