Një automjeti llojit Ford Fokus me targat Aa570DB ka marrë flakë në ecje në Vlorë.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “Balkaweb” se ngjarja ka ndodhur në bulevardin Ismail Qemali të Vlorës pranë teatrit Petro Marko.

Automjeti është shkrumbuar në pjesën më të madhe të tij. Fatmirësisht pa lëndime në njerëz pasi drejtuesi ja ka dal të dali prej makinës.

Në vendngjarje ndodhen policia dhe forcat zjarrëfikse, që po punojnë për të shuar flakët.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 31.03.2021, rreth orës 08:14, në bulevardin “Ismail Qemali”, një mjet i markës “Ford”, me drejtues shtetasin Z. K, në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm deme materiale.

Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb