Një makinë ka marrë flakë në ecje, në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas policisë, mjeti drejtohej nga shtetasja K. I., dhe nga flakët ka vetëm dëme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.05.2020, rreth orës 16:50, në autostradë, poshtë Q.T.U-së, si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtuese shtetasen K.I., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb