HIMARË

Një incident ka ndodhur pak pas mesditës së sotme në Jug të vendit. Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 13:15, në aksin rrugor Himarë-Sarandë, një mjet i markës “Nissan”, me drejtuese shtetasen A.D., në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm deme materiale. (foto ilustruese)

Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: