KORÇË

Një mjet ka marrë flakë në ecje në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Bulgarec. Si pasojë e flakëve ka dëme të shumta materiale, ndërsa shoferi fatmirësisht ka mundur të dalë në kohë nga mjeti.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë aksidental, ndërsa burimet theksojnë se ekziston mundësia e një shkëndijë elektrike ajo e cila ka bërë që automjeti të marrë flakë.

Forcat e zjarrfikëses dhe policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të shmangur çdo rrezik tjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: