VLORË

Një automjet ka marrë flakë në ecje pasditen e sotme rreth orës 15:30, në autostradën Vlorë-Fier.

Ngjarja ka ndodhur tek nënkalimi i fshatit “Panaja”, ku ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin S.Sh. Fatmirësisht shoferi ka rritur të dalë në kohë. (foto ilustruese)

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: