TIRANË

Një automjet është përfshirë nga flakët në lëvizje në autostradë në dalje të kryeqytetit për në Elbasan.

Sipas informacioneve të para, mjeti ka qenë në ecje kur drejtuesi ka vënë re zjarrin dhe menjëherë është ndalur duke mos pësuar për fat të mirë asnjë lëndim.

Informacion paraprak
Më datë 20.12.2020, rreth orës 16:16, në Autostradë në drejtim te TEG-ut, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues shtetasin K.Sh., ku ka vetëm dëme materiale, nuk ka probleme për drejtuesin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: