TIRANË

Përfshihet nga flakët një automjet në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40 në kryqëzimin e rrugës “Jordan Misja”, teksa automjeti që ka marrë flakë ka qenë në lëvizje, çka ka shkaktuar panik te automjetet e tjera dhe kalimtarët.

Mësohet se automjeti që është djegur ka qenë me gaz dhe benzinë dhe me sa duket ka pasur një defekt teknik në motor.

Policia dhe zjarrfikësja ka ndërhyrë menjëherë, por incidenti ka shkaktuar trafik të madh në rrugët pranë. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa mjeti është djegur në pjesën e përparme.

Informacion paraprak
Me datë 10.01.2023, në rrugën “Reshit Petrela”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin G. Ll., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: