TIRANË

Një mjet ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht në ecje e sipër në Unazën e Madhe në zonën e Shkozës, ndërsa shoferi ka arritur të dalë në kohë nga makina.

Sipas policisë, rreth orës 19:40, në Unazën e Madhe, në vendin e quajtur “Ish-Uzina e Traktorëve”, ka marrë flakë në ecje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin Xh. P.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: