ELBASAN

Një autoveture është përfshirë nga flakët ndërsa qarkullonte në aksin Elbasan-Tuneli i Krrabës-Tiranë.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Mamël rreth 1 km larg tunelit. Automjeti i llojit, tip “Benz Class” është mbuluar nga flakët rreth orës 12:45. Fatmirësisht drejtuesi i automjetit dhe dy personat e tjerë që ndodheshin në të, sapo kanë vënë re tymin dhe flakët që kishin “pushtuar” automjetin kanë ndalur dhe kanë dalë menjëherë duke u larguar dhjetëra metra prej vendit të ngjarjes. (foto iluestruese)

Ndërkohë është njoftuar shërbimi zjarrfikës për të ndërhyrë për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë automjetin.

Gazetari  Fatmir Popja raporton për “Balkanweb” se automjeti që u përfshi nga flakët rreth orës 12:45 në aksin Elbasan -Tiranë ishte në pronësi të shtetasit  Edison Lilo. Automjeti kishte targë AA 660 VG  dhe u dogj plotësisht.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: