SARANDË

Një automjet me targat AA 515 ET ka marrë flakë në ecje në Sarandë. Gazetarja Shpresa Dine raporton për “Balkanweb” se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Gjashtës.

Zjarrfikësja dhe policia janë tashmë në vendngjarje. Nuk ka informacion për të dëmtuar në këtë ndodhi.

Autoritetet përkatëse po punojnë për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion parapak

Më datë 07.01.2021, rreth orës 17:30, në vendin e quajtur “Qafë Gjashtë”, në një servis makinash, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues K. B., ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për drejtuesin e mjetit.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb