TIRANË

Një automjet është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në dalje të Tiranës. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orës 09:45, tek mbikalimi i Kamzës, me drejtim lëvizje Tiranë-Durrës, ku ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese S. E., 33 vjeçe, ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: