SHKODËR

Makina e një 32- vjeçareje por që ishte në pronësi të Drejtorisë së Përgjithsheme të Transportit Rrugore është djegur në Shkodër.

Policia bën me dije me një njoftim zyrtar se zjarri në automjetin tip ”Hunday” ka qenë aksidental dhe jo me eksploziv siç është publikuar në rrjete sociale.

Po ashtu Policia bën me dije se makinën e përdorte shtetësja E.M, dhe nga zjarri është dëmtuar tapiceria e brendshme dhe ëhtë thyer xhami i derës.

 

NJOFTIMI I POLICISË

Në lidhje me disa lajme që janë publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet se i është vënë eksploziv mjetit të një shtetaseje dhe ngjarja është fshehur nga Policia, sqarojmë se:

Me datë 04.03.2020 në orën 00:30, në fshatin Hoti Ri, Shkodër, në oborrin e banesës së shtetases E. M. 32 vjeçe, ka rënë zjarr në automjetin tip “Hunday”, në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, por në përdorim nga shtetasja E. M.

Për pasojë, është dëmtuar tapiceria e brendshme dhe është thyer xhami i derës.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se zjarri ka qenë aksidental, nga një defekt i brendshëm i mjetit.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vlerësim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb