KORÇË

Një makinë është djegur në ecje e sipër afër Pazarit të Vjetër në qytetin e Korçës. Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se dyshimet paraprake janë për një shkëndijë elektrike e cila mund të ketë shkaktuar dhe zjarrin në automjetin tip “Volkswagen” ngjyrë gri.

Në automjet ndodheshin një çift bashkëshortësh me fëmijën 7 vjeç pa lëndime. Drejtuesi i automjetit është shprehur se:
“Nuk ndjemë asgjë vetëm kur mori flakë. Isha unë bashkë me gruan dhe fëmijën e vogël. Dolëm në kohë. Dyshohet se mori flakë prej një shkëndije elektrike”.

Ndërkohë Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: