Një e moshuar ka rrezikuar jetën pasi oxhaku i shtëpisë ku jetonte e vetme ka marrë flakë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Blloku i Furrave” ku soba e drurit ka alarmuar banuesen e moshuar të shtëpisë, Barie Lulo.

Menjëherë ajo ka njoftuar zjarrfikësit të cilët mbërritën në vendngjarje dhe në një kohë të shkurtër shmangën një tragjedi të vërtetë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve që në oxhak për të shmangur përfshirjen nga flakët të banesës 2 katëshe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb