Merr formë e ardhmja e Nedim Bajrami. Mesfushori i njohur i Kombëtares së Shqipërisë do të largohet nga Empoli dhe do të bashkohet me skuadrën e Sassuolos, ditën e nesërme. Vetë Bajrami ka deklaruar se takimi mes dy palëve ka përfunduar sicc duhet dhe tashmë firma është vetëm çështje orësh.

“Jam shumë i lumtur, gjithçka mund të konsiderohet e mbyllur dhe të mërkurën do të bashkohem me skuadrën e re. Ritakohesh me Dionisin? Jam këtu edhe prej tij, kemi folur së fundmi dhe jam shumë i lumtur që e rigjej sërish.

Gjithashtu, kam folur edhe me shokët e rinj të skuadrës, disa prej tyre i njoh. Një prej tyre është Pinamonti me të cilin kam luajtur në sezonin e fundit”, – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: