E përndiqte këmba këmbës për një kohë të gjatë duke u kther në një makth të vërtetë.

Por merr fund e gjithë historia, pasi policia e Fierit ka mundur të arrestojë burrin 46-vjeçar, të denoncuar nga një 28-vjeçare në Fier.

NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim F. D., 46 vjeç, banues në Metaj, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase 28-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Përndjekja”. (Foto ilustruese)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb