Emri i Lionel Messit rrallherë përmendet për çështje që nuk kanë të bëjnë me futbollin, por kësaj rradhe është ndryshe, pasi me shumë mundësi ky do të jetë “goli” më i rëndësishëm i jetës që do të shënojë jashtë fushe. Revista argjentinase, “Primicias Ya”, ka zbuluar se ylli i Barcelonës muajin qershor do t’i japë fund beqarisë.

Sipas saj, më 24-ër qershorë, njëjtë me ditën kur ka edhe ditëlindjen e 30-të tij, argjentinasi do të vendosë kurorë me Antonella Rocuzzo. Për më tepër, sipas raportit mediatik në fjalë, çdo gjë është e rezervuar tashmë për Messin dhe Roccuzzo, që në qershor të përjetojnë një ditë të veçantë, duke përfshirë kishën dhe vendin për pritjen e dasmës.

Ceremonia do të zhvillohet në kishën e Rosarios. Leo Messi pritet të ftojë rreth 600 persona në martesë, duke përfshirë njerëz të famshëm nga të dyja botët, e sportit dhe argëtimit. Një pyetje e madhe, mbetet, gjithsesi. A do të ftohet rivali më i madh i Messit në futboll, Cristiano Ronaldo, për këtë ditë të veçantë të argjentinasit?
16386897_1898176803802546_6800170726683469968_n
Çifti jeton së bashku që nga viti 2008 dhe kanë dy fëmijë: Thiago, katër vjeç, dhe Mateo, një vjeç. Mes mysafirëve të shumtë do të jenë patjetër bashkëlojtarët e tij nga Barcelona dhe kombëtarja e Argjentinës, por edhe futbollistë të tjerë të famshëm. Pas ceremonisë fetare në Katedralen e Rosarios, ku do të bëhet edhe kurorëzimi, të ftuarit do të udhëtojnë me makina 20 km larg qytetit, në periferi, në Arojo Seko.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb